fbpx

LAJMEAleanca për Shqiptarët dhe Alternativës – degët në Tetovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përgjigje ndaj telallit të SDSM-së në Tetovë, Bilall Kasami

Duke dashur ta ruajmë nivelin e hierarkisë partiake, tonën dhe oponentëve tanë, duam t’i përgjigjemi tellatit të SDSM-së, Bilall Kasami, nga degët tona të Tetovës.
Po, ne duam të përfitojmë pikë politike përmes zgjidhjes së problemeve jetike të qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.
Po, ne duam të përfitojmë pikë edhe nga votuesit tuaj të dikurshëm që ju i braktisët dëshpërueshëm, siç është edhe problemi me shtetësinë.
Po, ne duam të fitojmë pikë politike duke zgjidhur problemet e votuesve, për dallim prej jush që dëshironi të fitoni pikë te Zoran Zaevi dhe Hristijan Mickoski, duke u bërë telall herë i SDSM-së e herë i VMRO-së, e në këtë rast i të dyjave dhe B.D.I-së bashkë.
Ju po i mbroni sot këto tri subjekte që duan të shkelin mbi të drejtën elementare të shumë shqiptarëve, besimin e të cilëve ju e tradhëtuat, duke e shitur te Zaevi dhe ne sot po e mbrojmë duke luftuar edhe me LSDM-në, edhe me VMRO-në edhe me telallët e tyre e lokalë, siç jeni ju.
Beteja jonë vazhdon!

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës – degët në Tetovë

Tetovë, 25.03.2021

Share.