fbpx

Lajm i ri për Qytetarët rreth 6000 Denarëve…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët me llogari të bllokuara e të cilëve u janë lëshuar ndihma prej 6000 denarëve, deri të premten më së voni duhet t’i azhurojnë të dhënat në banka dhe t’i nxjerin paratë. Për ta, bankat hapin llogari të posaçme, informon Zhurnal.

“Personat me llogari të bllokuara do të mund të marin ndihmën finansiare përmes cilës do ekspoziturë nga filialat e bankës më së voni deri të premten më 25.12.2020. Në të kundërtën, nuk do të mund t’i shfrytëzojnë ato të holla. Banka nuk i liron këto mjete nga bllokime aktive apo të ardhshme pas datës 25.12.2020”, thuhet në njoftimin e bankave.

Shfrytëzuesit të cilët nuk kanë llogari, e u janë lëshuar të holla, më së voni deri nesër duhet të shkojnë në cilën do bankë dhe me letërnjoftim të hapin llogari bankare. Pra, më së voni deri nesër (24.12.2020)

Me pakon e katërt për menaxhim me pasojat nga korona virusi, ndihma prej 6000 denarëve do të marin 283 mijë qytetarë për të cilët, Qeveria ka ndarë 27,3 milion euro. Të njejtat, të gjithë qytetarëve që u takojnë duhet të shpërndahen deri në fund të javës.//Zhurnal.mk

Share.