Një 25-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë dje pasi humbi kontrollin e motoçikletës në autostradën Shkup-Tetovë, raporton Alsat.




Siç njoftoi Ministria e Brendshme, ndeshja ndodhi dje në orën 21:00 në autostradën Shkup – Tetovë, në unazën e qytetit të Shkupit, pas hyrjes për në Mirkovci.
Personi D.Z. (25) nga Shkupi, po drejtonte një motoçikletë të tipit “Aprilia”, me targa të Shkupit, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës ka dalë nga rruga duke shkaktuar ndeshje te rende.
Pas ndeshjes D.Z. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku fatkeqësisht nuk arriti t`i mbijetonte lendimeve.
Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.