fbpx

Lajm i Mirë, Ja çfarë pritet të Vendoset për Kufijtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javën e ardhshme do të diskutohet për hapjen eventuale të kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e rajonit pa kushte ky lajm behet i ditur nga Alsat-M. Kurseper Shqiperine pritet ende nje njoftim tjeter.

Shtetet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë keto dy vende po punojne forte per te hapur kufijte.

“Ekipet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të kemi edhe një përgjigje konkrete gjatë video-konferencës.

Per të pasur një protokoll të harmonizuar dhe konkret me të gjitha mënyrat sesi do të vazhdoj lëvizja sa më e lehtë e të gjithë udhëtarëve, por gjithmonë duke pasur një kontroll të shpërndarjes dhe përhapjes së virusit korona- deklaroi Armend Arsllani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Levizje te lirë pa test dhe pa kufizime të tjera Maqedonia e Veriut për momentin ka vetëm me Shqipërinë.

Kurse lehtësimi i lëvizjes varet edhe nga situata epidemiologjike, që në vendin tonë në bazë të shifrave po shkon drejt përmirësimit.

Pas disa muajve, numri i rasteve aktive ka rënën nën dy mijë, përkatësisht sot janë 1895 raste aktive.

Andaj per Maqedonin e veriut hapja do te nis me shpejt se me Shqiperine pasi numri i te infektirve eshte me i vogel.

Share.