fbpx

Lajm i Keq për Qytetarët e Maqedonisë, Ja çfarë do ndodhë me 6000 Denarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria nuk ka arritur të bëj një ujdi me bankat për të shtyrë afatin e lëshimit të 6,000 denarëve ndihmë shtetërore, i cili skadoi dje.

Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët që nuk kanë azhurnuar të dhënat personale, apo nuk kanë arritur të hapin një llogari të re bankare pas atyre të bllokuarave nga borxhet, për momentin do ta kenë të pamundur ta marrin këtë ndihmë financiare.

Nga ekzekutivi thonë se gjatë ditës së djeshme një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët janë në listë, kanë përditësuar të dhënat.

Qeveria e RMV-së: “Paratë do t’u paguhen të gjithëve që kanë nevojë dhe do të mund t’i shfrytëzojnë për shpenzime personale. Lidhur me hapjen e llogarive të reja për qytetarët me xhirollogari të bllokuara, kujtojmë që procesi realizohet përmes bankave që kanë mundësi teknike për këtë dhe pagesa bëhet pa ndonjë problem.

Përpunimi i 70 mijë ankesave të paraqitura nga qytetarët që nuk ishin në listën e marrësve është në fazën përfundimtare.”

Share.