fbpx

Lajm i Keq nga ZVICRA/ Ja çfarë paralajmërohet atje…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

David Nabarro, i dërguari special i OBSH-së në betejen kundër Covid-19, është kritik ndaj strategjisë së Zvicrës për ndalimin e koronavirusit.

Në raport me “situatën jashtëzakonisht serioze”, masat që po merr Zvicra janë tepër gjysmake, ka thënë Nabarro.

“Autoritetet kanë dështuar të bëjnë ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme pasi kishin vënë nën kontroll valën e parë”. Kështu është shprehur Nabarro në një intervistë për gazetat CH Media.

Rezultat i kësaj, është vala e dytë. “Nëse nuk veproni tani, do të keni valën e tretë në fillim të vitit 2021.

Sipas ekspertit të OBSH-së, situata është jashtëzakonisht serioze në Zvicrën perëndimore. Numri i rasteve është jashtëzakonisht i lartë dhe ka shumë mbingarkesë në spitale.

Nabarro pyet nëse dikush dëshiron të shohë “një numër jashtëzakonisht të lartë viktimash dhe njerëzish me pasoja afatgjata”. Dhe ai paralajmëron: Kjo do të nënkuptojë “një sfidë për vitet që vijnë”.

Nevojitet një “strategji shumë më e fortë nga autoritetet dhe banorët”, përcjell albinfo.ch. Për shembull, në rast të një infeksioni, izolimi duhet të jetë total. Dhe autoritetet do të duhet ta kontrollojnë këtë.

Sipas Nabarros, nevojiten përgjegjësi të qarta. Dhe ai thotë se është i befasuar që problemi “nuk është trajtuar si një emergjencë kombëtare”.

Share.