fbpx

Lajm i keq në ZVICËR/ Jepet Lajmi, Nëse nuk veprohet tani Ja çfarë pritet të ndodhë atje…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

DavidNabarro, i dërguari special i OBSH-së në betejen ndaj Covid-19, është kritik ndaj strategjisë së Zvicrës për mundjen e koronavirusit.

Ne raport me “situatën jashtëzakonisht serioze”, masat që po merr Zvicra janë tepër gjysmake, ka thënë Nabarro.

“Autortetet kanë dështuar të bëjnë ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme pasi kishin vënë nën kontroll valën e parë”. Kështu është shprehur Nabarro në një intervistë për gazetat CH Media.

Rezulltat i kësaj, është vala e dytë. “Nëse nuk veproni tani, do të keni valën e tretë në fillim të vitit 2021.

Simbas ekspertit të OBSH-së, situata është jashtëzakonisht serioze në Zvicrën perëndimore. Numri i rasteve është jashtëzakonisht i lartë dhe ka shumë mbingarkesë në spitale.

Nabaro pyet nëse dikush dëshiron të shohë “një numër jashtëzakonisht të lartë viktimash dhe njerëzish me pasoja afatgjata”. Dhe ai paralajmëron: Kjo do të nënkuptojë “një sfidë për vitet që vijnë”.

Nevoitet një “strategji shumë më e fortë nga autoritetet dhe banorët”, përcjell albinfo.ch. Për shembull, në rast të një infeksioni, izolimi duhet të jetë total. Dhe autoritetet do të duhet ta kontrollojnë këtë.

Simbas Nabarros, nevojiten përgjegjësi të qarta. Dhe ai thotë se është i befasuar që problemi “nuk është trajtuar si një emergjencë kombëtare”.

Share.