fbpx

Lajm i Fundit! Izet Mexhiti do të propozojë në Parlament shkarkimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit!?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe nënkryetari i B.D.I-së, Izet Mexhiti, së shpejti do të dorëzojë interpelancë në Kuvend, me të cilën do të kërkojë shkarkimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nga postet që i kanë në qeveri, shkruan portali ne gjuhen maqedonase Fokus.

Siç kanë treguar burime partiake në B.D.I për Fokus, Mexhiti këtë do ta bëjë pas skadimit të 100 ditëve të qeverisë.
Artan Grubi është zv/kryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë, kurse Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.
Mexhiti që para formimit të qeverisë, shprehu pakënaqësi nga propozimi që Grubi dhe Osmani të bartin poste të larta në ekzekutiv, por ata u zgjodhën me insistim të kryetarit të B.D.I-së, Ali Ahmeti, transmeton Gazeta Lajm.

Ai atë kohë kishte përkrahje edhe nga Blerim Bexheti dhe dega e Sarajit, kurse përflitet që përkrahje kundër Grubit e Osmanit mund të marin edhe nga ish ministri Sadulla Duraku nga Likova./Fokus

Share.