fbpx

Lajm Fantastik për Maqedoninë e Veriut nga Gjermania…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, mëngjesin e sotëm në Bruksel.

Ai u takua me ministrin gjerman për Evropë, Majkëll Rot, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, Dimitrov ka informuar Rotin për prioritetet e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në fushën e eurointegrimeve duke potencuar se “procesi paraqsës është vegla me mirë që vlerat dhe parimet evropiane t’i zbatojmë edhe në shtëpi”.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e vendosur që të bëhet një demokraci evropiane prosperuese në të cilën do të sundoj e drejta”, ka theksuar Dimitrov.

Nga ana tjetër Rot ka konfirmuar edhe njëherë se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet i kryesimit gjerman.

“Konferenca e parë ndërkombëtare me republikën e Maqedonisë së Veriut, fillimi i negociatave është një nga prioritet kyçe të kryesimit gjerman me Bashkimin Evropian”, deklaroi Rot.

Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane Dimitrov gjatë ditës do të takohet edhe me eurokomisionerin për zgjerim, Oliver Varheji.

Share.