fbpx

Lajm Fantastik në Zürich të ZVICRËS, Do të merret Vendimi që shum Mërgimtar e kanë Pritur…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi i ka dhënë një ideje të vjetër një hov të ri. Të ardhurat themelore të pakushtëzuara (rrogat, pa punuar) po diskutohen përsëri në Zvicër dhe Gjermani në këtë kohë krize. Janë planifikuar eksperimente të ndryshme shkencore.

Keshut, të ardhurat e pakushtëzuara bazë mund të futen së shpejti në qytetin e Cyrihut, por fillimisht si një eksperiment ose projekt pilot. Këtë po e kërkon një komitet i politikanëve të PS, FDP, GLP dhe Juso.

Bohet fjalë pra për një organ të kombinuar mirë, nga përfaqësues të të majtës dhe të djathtës. Përmes këtij projekti ata dëshirojnë të kuptojnë se çfarë shkaktojnë të ardhurat bazë mujore në popullsi dhe prandaj kanë nisur një iniciativë popullore në nivelin e qytetit.

Gjer më tani në Zvicër kanë dështuar të gjitha përpjekjet për të testuar të ardhurat themelore të pakushtëzuara.

Ne vitin 2018, kineastja nga Aargau Rebecca Panian ishte përpjekur të provonte funksionimin e të ardhurave themelore të pakushtëzuara në komunën Rheinau të Kantonit të Cyrihut, por pa sukses. Nuk u grumbulluan mjaft para.

Si duhet të realizojë në praktikë qyteti i Cyrihut testin pilot, iniciatorët duan t`ia lënë vetë qytetit. Kështu, ndër të tjera, mbetet e paqartë se sa të larta do të jenë të ardhurat dhe rrjedhimisht, sa do të kushtonte eksperimenti.

Eështë e qartë se këto të ardhura nuk duhet të jenë nën nivelin e ndihmave sociale. Është gjithashtu e qartë se qyteti i Cyrihut duhet të paguajë për eksperimentin dhe se në të duhet të marrin pjesë të paktën 500 njerëz.

Share.