fbpx

Labënishti në ‘Enter’: Propozimi i BDI-së për kryeministër shqiptar nuk është as i sinqertë as serioz

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozimi i Ali Ahmetit se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për kryeministër shqiptarë, është jo i sinqertë dhe joserioz, vlerëson Arben Labënishti nga Partia Alternativa në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Më duket propozimi i Ali Ahmetit i shqetësuar nga analiza që i është bërë situatës aktuale politike dhe gjendjes së partisë së tij në raport me elektoratin, në raport me popullatën, për të dashur për t’i gjetur një strategji për të ngacmuar në funksion dhe në interes të zgjedhjeve parlamentare që do t’i kemi shumë shpejt. Pse them që ky nuk është as i sinqertë dhe nuk është as serioz? Unë mendoj që interesat nuk varen thjeshtë tek një kryeministër simbolik shqiptar ose jo shqiptar, unë besoj dhe jam thellësisht i bindur që interesat e shqiptarëve varen nga Kushtetuta e vendit dhe ajo që do duheshte të bëhet në qoftë se do deshte zotëri Ahmeti me një fjalë të jet serioz dhe të jet i sinqertë me gjërat që thotë për intereat e shqiptarëve. Ai duheshte të kërkojë që ndërtimi dhe në funksionet e kësaj Kushtetute të mishërohen interesat e shqiptarëve. Duhet të themi këtë, kjo Kushtetutë të pasqyrojë, të mishërojë brenda funksioneve të kësaj gjithë problematikat historike, etnike, kulturore, gjuhësore të popullatës që bëjnë shtetin. Në momentin kur shqiptarëve do ju njifeshin të drejtat e tyre të merituara me kushtetutën dhe me ligjet të cilat rrjedhin nga kjo, atëherë pozicioni qoftë qoftë i kryeministrit, qoftë i kryetarit të Parlamentit por qoftë edhe i Presidentit nesër, nuk do të ishin thjeshtë pozicione simbolike që do t’i mbante një shqiptar por do të ishin pozicione kuptimplota”, deklaroi Labënishti. /SHENJA/

Share.