fbpx

La Casa de Papel po mer fund! Sezoni i pestë do të jetë i fundit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seriali i njohur “La Casa de Papel” ka shokuar fansat në të gjithë botën, që nga viti 2017.

Me skenat e saj shpërthyese dhe planet e hajdutëve, bën që interesimi për të të rritet edhe më shumë, shkrun Express.

Sidoqoftë, krijuesi i tij ka zbuluar se sezoni i pestë do të jetë seria e fundit e këtij seriali.

Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” ishte lëshuar në fillim të këtij viti, ku përfundoi me hajdutët e rrethuar brenda Bakës së Spanjës.

Seriali shihte rikthimin e Raquel, i cili u ribashkua me pjesën tjetër të grupit por gjithashtu pa inspektorin Alicia.

Seria e pestë u konfirmua nga Netflix në fillim të këtij muaji, por tani shërbimi ‘streaming’ gjithashtu ka zbuluar se do të jetë shfaqja e fundit.

Ndërsa një arsye e saktë pse shfaqja është anuluar nuk është zbuluar, teksa prodhuesi ekzekutiv Alex Pina ka thënë se sezoni i pestë është menduar si seria e fundit për një kohë.

Share.