fbpx

Ky është Vendimi i ri në GJERMANI, Deri në datën 6 Janar…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjermania ka zgjatur ndalimin e saj për njerëzit që udhëtojnë nga Britania, Irlanda e Veriut dhe Afrika e Jugut deri më 6 janar – por banorët gjermanë do të jenë në gjendje të arrijnë nga 1 janari.

Ndalimi u vendos në vend, pasi që një variant i ri i koronavirusit u shfaq në këto vende.

“Ndalimi i transportit mbulon trafikun e pasagjerëve me tren, autobus, anije dhe fluturime direkt nga këto vende”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

“Urdhri përfshin periudhën nga 22 dhjetori 2020 deri më 6 janar 2021”.

Njerëzit që kanë leje qëndrimi të vlefshme për Gjermaninë mund të kthehen nga 1 janari.

Ministria tha se udhëtarëve që mbërritën nga vendet e prekura ose që kaluan kohë atje në 10 ditët e fundit do t’u kërkohet testi për koronavirusin.

“Rregullat ekzistuese të karantinës për mbërritjet nga zonat e rrezikuara vazhdojnë të zbatohen”, u tha tutje, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.

Share.