fbpx

Ky është Rahman Morina i Maqedonisë së Veriut – natë e ditë punon kundër shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto ditë, kur ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti” i ka përzënë shqiptarët nga puna, sot jemi këtu që të shpjegojmë për opinionin se nga 31 punëtorët e angazhuar me kontratë pune, drejtori i kësaj ndërmarrje, një shqipfolës nga Dvizhenje Besa, i përjashton 21 shqiptarët dhe i mban në punë 10 maqedonasit. Vetëm ky informacion është i mjaftueshëm për ta kuptuar se kujt i shërben ky njeri dhe për çfarë agjende është angazhuar ai.
Shqiptarët e njohin mirë potencialin antishqiptar dhe hakmarrës të këtij drejtori të kapur dhe të asaj partie tashmë të shkrirë në LSDM, por duam ta pyesim qeverinë se si ka mundësi të lejojë që në këtë kohë pandemie e krize ekonomike, si dhe në kulm të dimrit, t’i përjashtojë njerëzit nga puna vetëm për arsye se janë shqiptarë?
Ky shqipfolës pra, me emrin Adnan Azizi nga fshati Llarce i komunës së Zhelinës, njihet sot si Rahman Morina i Maqedonisë së Veriut, ku natë e ditë punon kundër shqiptarëve.

 

Share.