fbpx

Ky është “hoxha” i Ministrisë së Kulturës që i përkrah homoseksualët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga LSDM dhe patericat e saj shqiptare, siç duket vazhdon me skandalet nga më të ndryshmet. Kështu muaj më parë me Programin Nacional për Kulturë të vitit 2021 shqiptarët u nënçmuan dhe kultura shqiptare u poshtërua, duke shprehur kështu edhe pafuqinë e Zëvendësministrit dhe Sekretarit Shtetëror.
I pafuqishëm, pa asnjë takat dhe përkrahës i fuqishëm i homoseksualëve në këtë ministri, është djaloshi flokëgjatë, që diplomën e fundit të shkollimit e ka medresenë, edhe atë të marrë me disa përsëritje të vitit. Bëhet fjalë pra për zëvendësministrin Sedat Sulejmani.
Ky është skandali i radhës i partisë filialë të LSDM-së, “Besa”, që në ministri dërgon emra “hoxhallarësh” e medresantë të pashkolluar, që atje angazhohen dhe veprojnë vetëm për t’i ruajtur, kultivuar dhe mbrojtur “vlerat” e homoseksualëve ose gjinive asnjanëse.
Siç e dimë, sivjet për herë të parë në formularin e aplikimit në Ministrinë e Kulturës, përveç opsioneve Mashkull dhe Femër, është edhe opsioni “Tjetër”.

Share.