fbpx

KUSH JANË PROKURORËT QË E KANË BLLOKUAR LËNDËN PËR ISMET GURIN DHE EJUP ALIMIN?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Lartë Publike në Shkup e ka kap rob lëndën për të gjykuarit në shkallë të parë,Ejup Alimi dhe Ismet Guri janë dënuar në shkallë të parë por këshilli i prokurorëve e mban lëndën të bllokuar nga nëntori i vitit të kaluar nuk e jep atë në Gjykatën e Apelit në Shkup

Shef i Prokurorisë Lartë të Shkupit është Mustafa Hajrullahu, ndërsa lënda ka ngecur me muaj te prokurori Dilaver Bekteshi.

Megjithëse në ligj ka afate udhëzuese që, për lëndë të dërguar nga Gjykata e Apelit për mendim, Prokuroria Publike duhet të përgjigjet për një muaj, megjithatë këtu ligji nuk respektohet. Nga 13 nëntori, skedarin me lëndën e plotë, Prokuroria e Epërme nuk e kthen dhe nuk jep mendim, për çka Gjykata e Apelit nuk mund të konvokojë seancë dhe të vendos për ankesat si të prokurores Fatime Fetai, ashtu edhe të të dënuarve me aktgjykim jo të plotfuqishëm Alimi dhe Guri.

SDK parashtroi pyetje deri te shefi Hajrullahi kur do të jepet mendim për këtë lëndë, ndërsa njëkohësisht edhe të kthehet në Gjykatën e Apelit, mirëpo përgjigje nuk morëm. Hajrullahi nuk u përgjigj as në thirrjen telefonike.

Ndryshe, Prokurori i lartë Bekteshi ka lejuar që t’u kthehen pasaportat Ejup Alimit dhe Ismet Gurit, të cilët janë të dënuar për mashtrim në zgjedhje, por Gjykata e Apelit nuk e ka dëgjuar.

“Lënda është futur në sekretariat më 12 nëntor vitin e kaluar. Më 13 nëntor e dërguam për mendim në Prokurorinë Publike të Epërme. Deri sot nuk kemi përgjigje nga Prokuroria Publike e Epërme që do ta përfaqësojë akuzën pranë gjyqit tonë”, deklaruan nga Gjykata e Apelit Shkup.

Për Gurin dhe Alimin, për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Çair në favor të kandidatit për kryetar komune nga BDI në zgjedhjet lokale në vitin 2013, është shqiptuar dënim i shkallës së parë me nga tre vite e gjysmë burg.

Share.