fbpx

Kurti: Sfida jonë mbetët çlirimi i Kosovës nga korrupsioni e kapësit e shtetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Vetëvendosje për rreth 2 orë ka mbajtur një manifestim për të shënuar 12 vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15 vjetorin e themelimit.

Në fund te manifestimit, masës ju drejtua lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Nga bina, Kurti u tha se 21 vjet janë shumë për gjendjen aktuale në Kosovë qe sipas tij është me shumë padrejtësi në jetën politike.

Kurti tha se 21 vjet më parë liria u fitua me gjakun e dëshmorëve e betejat e UÇK-së.

Ai përmendi gjenocidin, përdhunimet e vrasjen e mijëra civilëve nga forcat serbe.

Tha se u janë mirënjohës NATO-s dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirim por qe sipas tij, pas çlirimit nga okupatori serb, ka filluar sundimi nga brenda.

“Pas këtij çlirimi nga okupatori i jashtëm pati filluar një sundim nga brenda. Njëherë përmes UNMIK-ut, pastaj përmes një klase të politikanëve të cilët në emër të çlirimit filluan zhvatjen e pasurisë publike dhe shkaktuan varfërinë e popullit. Kemi shumë dëshira për të ardhmen dhe shumë ankth për të tashmen”, tha Kurti.

Kurti tha se disa familje kanë kapur të gjitha institucionet dhe kanë vjedhur gjithë pasurinë.

Kurti tha se ata që e kanë kapur shtetin u kapën bashkë kundër qeverisjes së mirë, e sipas tij shteti i kapur nuk e duron qeverisjen e mirë dhe të korruptuarit nuk e durojnë drejtësinë.

“Presidenti nuk bashkëpunim të Vetëvendosje por gjeti të LDK, udhëheqja e së cilës e braktisi qeverisjen e mirë dhe qytetarët që u premtoi qeveri të ndryshimit. E tani janë bashkë në një qeveri Koti qe për kumbar e ka presidentin. Mirë qe janë bashkë sepse bashkë kanë qenë që 21 vjet në vjedhje e zhvatje e korrupsion”, tha Kurti.

Kurti tha se në ketë kohë ranë maskat e një kaste politikanësh të korruptuar. Ai tha se është një sistem politik në Kosovë ku blihet e tregohet vota e deputetëve.

“Sfida jonë 21 vjet pas çlirimit nga Serbia mbetët çlirimi i Kosovës nga korrupsioni e kapësit e shtetit. Në këtë sfida nuk na ndihmon askish , kjo sfide na takon ne, të ndërtojmë shoqërinë e shtetin që duam”, tha Kurti.

Kurti tha se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është mirëqenia e qytetarët.

“Jemi bashkë për gjykatës profesionalë, për shtet të zhvillimit, zgjedhje të lira e të ndershme, për të zgjedhur liderët që nuk na mashtrojnë e zhgënjejnë, jemi bashkë për Mitrovicën, Trepçën e Ujmanin…jemi bashkë për të zgjedhur një president që na përfaqëson të gjithëve, që na nderon e lehtëson me punën e dinjitetin e tij”, tha nder të tjera Kurti.

Share.