18:24 | 16 Tetor 2019

18:24 | 16 Tetor 2019
Te Kombëtarja e Kosovës në vitet e fundit ka pasur prurje interesante të lojtarëve.
Në mesin e tyre, ishte edhe Labinot Kabashi, talenti i rritur në akademinë e Barcelonës.
Lojtari ka debutuar te Kosova nën drejtimin e Albert Bunjakit, por ka qenë i pafat në dy vitet e fundit, duke vuajtur nga shumë lëndime.
Ditët e mira janë para Kabashit, që në nëntor do të rikthehet në fushë, njëherë te Barcelona B, për të punuar shumë e për të pritur rastin për Barcelonën A.
Djaloshi nga Skënderaj do të rikthehet në fushë më 11 nëntor. Ai ka nënshkruar së fundi me Barcelonën, dhe klauzola e tij kap çmimin 40 milionë euro.
19 vjeçari te Kombëtarja e Kosovës mund të grumbullohet tek në vitin 2020./Lajmi.net/