fbpx

KUMANOVË: GJASHTË TË LËNDUAR NGA SHPËRTHIMI I BOMBOLËS SË GAZIT

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga shpërthimi I Bombolës së gazit në Mateç të Kumanovës gjashtë persona të moshës 30 deri 40 vjet ngelen të lënduar. Në një prononcim për Tv Klan Maqedoni Zv. Ministri I Shëndetësisë Ilir Hasani njoftoi se situata e pacientëve është stabile.

ILIR HASANI – ZV.MINISTËR I SHËNDETËSISË

Gjendja e pacientëve të cilët janë të lënduar dje për momentin janë stabile. Kemi tre pacientët të cilët I vizitova në klinikën plastike janë stabil edhe në komunikim me mjekët për tre pacientët e tjerë edhe ata janë stabil. Shpresoj se gjendja e tyre të përfundoj mire.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se bombola e gazit shpertheu në një uikend shtëpizë në Mateç, ku ishin duke qëndruar personat.

MPB
HASANI: GJENDJA E PACIENTËVE STABILE

Shpërthimi ndodhi në një shtëpi verore në vendin e quajtur “Shtëpizat e Mateçit”. Të lënduarit u dërguan në spitalin e Kumanovës, dhe më pas u transportuan në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup në Kirurgjinë Plastike”, thonë nga MPB.

Në SPB Kumanovë rasti është raportuar mbrëmë në orën 21.45 nga Spitali i Përgjithshëm-Kumanovë. Ndërsa është njoftuar edhe Prokuroria Publike, kurse SPB Kumanovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes. /KlanMacedonia

Share.