fbpx

Kufizime të rrepta, Ja çfarë pritet të ndodhë në Gjermani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet gjermane po vihen nën presion për të rivendosur kufizime më të rrepta për të ndaluar pandeminë, ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend u rrit përsëri.

Për herë të tretë brenda pak më shumë se një muaji, më shumë se 2 000 infeksione të reja u regjistruan në Gjermani brenda një dite, sipas të dhënave nga instituti ”Robert Koch” i cili ka raportuar 2143 raste të reja në 24 orët e fundit.

Kancelarja Angela Merkel pritet të takohet me kryeministrat e 16 landeve gjermane javën e ardhshme për të koordinuar përgjigjen e kombit ndaj rritjes së numrit.

Një grup i parë i kufizimeve i futur në mars mbajti nën kontroll normat e infeksionit, por e hodhi ekonominë në recesion.

Shtetet gradualisht kanë lehtësuar kufizimet në muajt e fundit.

Kujtojmë që ministri i Jashtëm, Heiko Maas dhe ai i Ekonomisë, Peter Altmaier u vendosën në karantinë në shtëpi pasi ranë në kontakt me persona të infektuar.

Share.