fbpx

Kuader i B DI-se thote se per rritjen e numrit me Koronavirus jane fajtor shqiptaret qe festuan Bajramin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, Arben Ziberi i cili eshte kuader i B DI-se, në një konferencë për shtyp tha se për momentin numrin më të madh të të prekurve dhe klastereve e kemi në komunën e Çairit me 169 raste aktive dhe kjo ka ardhur menjëherë pas festës së Bajramit dhe ku akuzon shqiptaret musliman per rritje te numrave, ku 16 raste ka pasur vetëm sot nga 67 raste në të gjithë Shkupin. Ai tha se më parë komunat problematike në Shkup ishin Karposhi, Aerodromi edhe të tjerat.

Ai tha se 90 për qind e rasteve përbëhet nga 20 klasterë, nga 3 deri në 22 pjesëtarë për çdo klaster. Lajmi i mirë është se me klasterë kaq të koncentruar, situata është nën kontroll dhe mund të ndërhyhet më kollaj.

Share.