fbpx

Kryetari i “Sos Vita”, Ertan Shakiri i bashkohet listës së këshilltarëve komunal për Çair nga koalicioni AAA-ASH

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Listës fituese të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët në Çair, i bashkohet edhe personaliteti i njohur i shoqërisë civile, kryetar i Shoqatës për Persona me Nevoja të Veçanta “Sos Vita”, Ertan Shakiri. Në Shkup dhe rrethinë, e veçmas për çairasit, Shakiri njihet si personalitet i shoqërisë civile, i cili vazhdimisht është zëri emblematik i personave me nevoja të veçanta.

Lajmin se Ertan Shakiri, do të jetë pjesë e listës së këshilltarëve komunal, e ka bërë vet ai, ku në rrjetin social-facebook ka shkruar:

“Te nderuar qytetar te Cairit, jam i gezuar qe te ju njoftoj se per te paren here ne historine e komunes se Çairit jam i propozuar per keshillin komunal te komunes si propozim i koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.
Si nevoje e kahmotshme per ti mbrojtur nevojat e personave me aftesi te kufizuara e mora perkrahjen qe te jem pjese e gares per keshillin komunal.
Personat me aftesi te kufizuara nuk guxojne te jene te anashkaluar.
E falënderoj propozuesin dhe ju premtoj se do jem zëri juaj në Komunë!
Erdhi koha”, ka shkruar kandidati për këshilltar komunal i koalicionit AAA-ASH për komunën e Çairit, Ertan Shakiri.

Share.