fbpx

Kryesia e Alternativës – Dega Likovë në takim me banorët e fshatit Allashec

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot disa anëtarë të Alternativës – Dega Likovë, të prirë nga kryetari i Degës, Iljasa Abazi, këshilltarët komunalë, Selajdin Imeri dhe Harun Abazi, si dhe anëtari i Kryesisë së Degës, Mevludin Avdiu, e kanë vizituar fshatin Allashec, për t’u informuar nga afër me vështirësitë me të cilat ballafaqohen këta fshatarë, sidomos gjatë stinës së dimrit.
Banorët e fshatit, me të cilët janë takuar ata, e kanë mirëpritur vizitën delegacionit në fjalë dhe para tyre kanë shpalosur hallet e tyre.
Kryesia e Alternativës – Dega Likovë, duke realizuar vizita të këtilla dhe duke kërkuar zgjidhje, edhe ditëve në vijim ka paraparë vizita në fshatrat e tjerë të Komunës së Likovës.

 

Share.