
Alsat
2019-10-22T14:54:59+02:00
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski mohon se emri i tij është në lojë për kryeministër teknik nga 3 janari 2020. Sipas tij, emrin e kryeministrit teknik do ta shpalos ekskluzivisht kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev. Ai shton se deri në formimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve, do të fokusohet në zbatimin reformave në MPB.
Kemi akoma shumë kohë dhe në politikë koha është çështje relative. Derisa jam ministër i Brendshëm jam i obliguar t’i mbaroj punë e mia. Të gjitha çështjet lidhur me Qeverinë teknike, kryeministri teknik dhe gjithçka tjetër, do t’i vendos kryeministri dhe organet e partisë. Nuk dua të spekuloj. Kur do të vijë momenti, vendimet do të sillen dhe publikohen – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Përveç Spasovskit, emra të tjerë nuk lakohen edhe pse ditëve të fundit mediat jo zyrtarisht përflasin emrin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, asaj të Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zëvendëskryeministrit Koço Angjushev. Jo zyrtarisht flitet se Spasovski ka qenë propozim i Zaevit në takimin e liderëve tek presidenti të dielën që lamë pas. As VMRO-DPMNE-ja e cila nga 3 janari deri më 12 prill do të udhëheq më MPB-na nuk ka menduar emrin e ministrit teknik. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se organet e partisë akoma nuk kanë vendosur se kush do të udhëheq me policinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Në kuadër të Qeverisë teknike, opozita do të ketë edhe zëvendësministër në Bujqësi, Financa dhe Shoqëri Informatike. Me propozim të kryeministrit, Qeveria emëron zëvendësministra plotësues në Polici, Punë dhe Politikë Sociale, Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike ndërsa ministrat nga radhët e opozitës kanë kompetenca të kufizuara. Aktet apo vendimet duhet mbështetur ose hedhur poshtë edhe nga ministri teknik edhe nga zëvendësministri plotësues.
Adrian Kerimi
Loading…