13:04 | 15 Tetor 2019

13:04 | 15 Tetor 2019
Kryeministri bullgar ka bërë thirrje që kreu i Federatës së Futbollit të vendit të jap dorëheqje pasi lojtarët e Anglisë u abuzuan në mënyrë raciste në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 në Sofje të hënën.
Boyko Borissov “dënoi me forcë” sjelljen, e cila përfshinte përshëndetjet naziste dhe thirrjet e majmunëve.
Ndeshja, të cilën Anglia e fitoi 6-0, u ndërpre dy herë për shkak të sjelljes raciste nga tifozët vendas, përcjell lajmi.net.
Qeveria britanike i ka shkruar UEFA-së të martën për të kërkuar më shumë veprime.
Downing Street thotë se Kryeministri Boris Johnson i ka parë pamjet dhe ai mendon se është “e turpshme dhe nuk ka vend në futboll apo kudo tjetër për ata tifozë”.
Kryeministri bullgar Borissov e quajti kombin e tij “një nga vendet më tolerante në botë”, por tha se është “e papranueshme” që njerëzit atje të lidhen me racizmin dhe ksenofobinë.
Kësisoj ai ka kërkuar nga kreu i Federatës së Futbollit bullgar Borislav Mihaylov të jap dorëheqje të menjëhershme. /Lajmi.net/