fbpx

Konvertimi i Patentës shqiptare në Itali, Ja çfarë po ndodh me Marrëveshjen mes…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej shume muajsh emigrantë shqiptarë me banim në Itali dhe që kërkojnë konvertimin e patentës shqiptare në atë italiane, nuk po munden t’i gjejnë zgjidhje kërkesës së tyre.

Sipas dokumentacionit zyrtar publik të Minsitrisë Italiane të Infrastrukturës e Transportit prej datës 25 dhjetor 2019 ka skaduar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e së drejtës së konvertimit të patentës shqiptare në Itali.

Sipas vendimit tashmë të skaduar firmosur nga Ministria Italiane e Transportit, dhe e protokolluar me numër 27774 më datë 5 dhjetor 2014, adresuar të gjitha zyrave territoriale e rajonale të drejtorive të transportit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Guardia di Finanza, Drejtorisë së Policisë së shteit, Ministrisë së Jashtme, Shoqatës Kombëtare të Autotransportit e Prefekturave, informohej se prej datës 25 dhjetor 2014, ka hyrë në fuqi marrëveshja e re mes Republikës Italiane e Republikës së Shqipërisë për konvertimin e patentave të makinave.

Kjo marrëveshje rinovonte për 5 vite të tjera marrëveshjen e mëparshme firmosur në Tiranë mes dy vendeve me skadencë kohore nga 27 tetor 2008 deri më 15 korrik 2014 e i jepte  të drejtën e konvertimit të patentës shqiptare për të gjithë emigrantët shqiptarë me leje të rregulltë qëndrimi e me të paktën 4 vjet rezidentë në Itali.

Marrëveshja e re u përditësua me një dokument të firumosur më 3 shtator 2019, me numër protokolli 26741, hyrë në fuqi prej datës8 shtator 2019, pas ankesave të emigrantëve shqitparë që ishin pajisur me patente shqiptare të modelit të ri aprovuar nga Ministria Shqiptare e transportit më 24 janar 2017. 

Ky ndryshim i jepte mundësi konvertimi patente, të gjithë emigrantëve shqiptarë të pajisur me patentë shqiptare të modelit të vjetër apo të ri me kusht që patenta të mos ishte e skaduar në kohë. Kanë kaluar mbi 8 muaj nga skadimi i marrëveshjes së 2014 e ende nuk ka qartësi nëse ka një rinovim të përkohëshëm të saj e nëse po punohet për një marrëveshje tjetër afatgjatë.

Në dokumentacionin e autoriteteve italiane rekomandohet se “një vit para skadencës së marrëveshjes (tashmë e skaduar) mes dy vendeve duhet të nisin kunsultimet për procedurat e rinovimit të saj. Fakt është se janë të shumta emigrantë shqiptarë që kërkojnë të konvertojnë patentën e tyre shqiptare në Itali për motive pune, nevoje e jetese, por dhe për pamundësi ekonomike. 

Marrja e një patente italiane është një shpenzim ekonomik që me pagesat e dokumentacionit e të orëve të teorisë, praktikës e të provimeve shkon rreth 1200 euro.

Share.