23:55 | 28 Tetor 2019

23:55 | 28 Tetor 2019
Juventus ka dhënë të rejat e fundit lidhur me gjendjen e Miralem Pjanic.
‘Zonja e vjetër’ mund të vazhdojë të kalkulojë në shërbimet e Pjanic, pasi testet e këtij të fundit kanë rezultuar pozitive.
Lojtari nuk i është shfaqur asnjë lëndim, gjë që ishte dyshuar pas barazimit 1:1 kundër Lecce.
Testet patën rezultate të mira, edhe pse ylli i Bosnjës është stërvitur në pjesë të veçantë nga shokët e skuadrës.
Mbetet të shihet nëse Pjanic do të jetë pjesë e formacionit titullar të Maurizio Sarri në ndeshjen e ardhshme. /Lajmi.net/