Konfirmohet lëndimi i Sanchez – problem në këmbën e majtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

16:08 | 15 Tetor 2019

Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë.

Ylli i Inter, i huazuar nga Manchester United, Alexis Sanchez, ka dëmtuar nyjën e këmbës së majtë.

Shkaku i këtij dëmtimi, ylli kilian mund  të duhet t’i nënshtrohet operacionit, bëjnë të ditur mediet italiane, transmeton lajmi.net.

Alexis ka regjistruar vetëm katër paraqitje me Inter, që kur u huazua nga Man United.

Ai ka shënuar një gol, ka shtuar një asistim si dhe është ndëshkuar një herë me kartonin e kuq. /Lajmi.net/

Share.