fbpx

Koment:A po e mban Arjanit Hoxha peng edhe Bilall Kasamin?!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javën që po lëmë pas kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka pasur takime të ngjeshura me liderët e partive shqiptare në pushtet. Gjatë këtyre takimeve, Zaev u dakordua që të ketë bashkëpunim me dy partitë shqiptare: BDI dhe PDSH, ndërsa për partinë Besa ka deklaruar që kjo parti ka vendosur që të shkojë e vetme në zgjedhjet lokale të tetorit.
Nëse Zaevi ka vendosur që në zgjedhje lokale të bashkëpunojë me BDI-në dhe PDSH-në, pse Besa nuk ka guxim të dalë nga qeveria? A po e mban Arjanit Hoxha peng edhe Bilall Kasamin?!, janë këto nga disa pyetjet që janë parashtruar nga qytetarët gjatë këtyre ditëve nëpër rrjetet sociale. Informatat jozyrtare brenda Besës, thonë që kjo parti është kapur peng nga disa grupacione ekstremiste islamike, ndërsa kryeshefi i këtyre grupeve është ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.

Share.