fbpx

Komandanti i ushtarëve të braktisur e të burgosur do të vijë në Sllupçanin tim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkruan: Safije Sadiki – Shahini, deputete e koalicionit AAA-ASH

Sot, kur komandanti i ushtarëve të braktisur e të burgosur do të vijë në Sllupçanin tim, mirë është ta pyetni se:
1. Pse ushtarët e UÇK-së ende nuk kanë status veterani, ndërkohë që ai po i bën 20 vjet me status pushteti?

2. A ka shpjegim ai si i bëhet faktit se plot ushtarë të UÇK-së vazhdojnë të dergjen burgjeve, ndërkohë që ai dhe ministrat e tij azdisen në milionat e fituara në qafë të tyre?

3. Cili është shpjegimi i tij që edhe pas 20 vjetëve të pushtetit të tij zona e Likovës vazhdon të jetë në hartën e vendeve të rrezikshme për investime?

4. Si e shpjegon ai që për 20 vjet pushtet në Komunën e Likovës shifra e vetme që rritet është shpërngulja e të rinjve në Perëndim?
5. Cili është shpjegimi i tij që ai i bëri 20 vjet pushtet, ndërsa shqiptarët e Likovës vazhdojmë të kërkojnë ujë e asfalt, ndërkohë që ai dhe shpura e tij nuk ia dinë fundin pasurisë?

Dhe, e fundit:
6. A e di ai se pse Likova vazhdon të jetë zona më e varfër e shqiptarëve në Maqedoni, ndërkohë që ai ka menaxhuar për kaq vjet me pushtetin qendror e lokal?

“Komandant”, para se të vish në Sllupçan, kërkoju falje shqiptarëve – veçanërisht të kësaj zone – për gjendjen në të cilën i ke lënë. Ndryshe, nuk e ke vendin këtu.
Lavdi dëshmorëve!

Share.