fbpx

Koalicioni LSDM-BDI në Çair votoi kundër qytetarëve – u refuzuan amandamentet e koalicionit ASH-AAA në të mirën e qytetarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Komunal i Çairit, gjatë ditës së djeshme, diskutoi për buxhetin e vitit 2021. Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë dorëzuar dhjetëra amandamente që synojnë përmirësimin e gjendjes sociale dhe infrakstrukturore në Çair me projekte konkrete kapitale. Siç duket, kjo gjë i ka penguar tepër koalicionit LSDM – BDI, të cilët ashtu siç funksionojnë në nivel qendror, njiashtu kanë vepruar edhe në nivel lokal, ku pjesë e pazarit ka qenë edhe Besa, ashtu që të gjithë së bashku votuan kundër qytetarëve të Çairit.
Më poshtë janë amandamentet e propozuara të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, të cilat u rrëzuan nga koalicioni LSDM-BDI-Besa, me ç’rast ky koalicion trepalësh votoi kundër qytetarëve të Çairit:

1. Hapja e një leximoreje për nxënës dhe studentë;
2. Rekonstruimi i hapësirave rekreativo-sportive në Fushë Topanë dhe shkolla fillore “Tefejuz”
3. Ndërtimi i ujësjellsit në rrugën Serava;
4. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit tek rruga Brigada e 7-të Shqiptare dhe Bajram Shabani;
5. Rikonstruimimi i rrugëve Klinska Lesa dhe Çellopek;
6. Përkrahja e aktiviteteve sportive për klubet e femrave në futboll;
7. Përkrahja e aktiviteteve të qendrës rinore në komunën e Çairit;
8. Rikonstruimi i toaletëve në shkollat fillore në territorin e komunës së Çairit;
9. Ndërtimi i toaleteve publike në Bit Pazar dhe në Çarshinë e Vjetër;
10. Ndërtimi i garazhës në kate në kompleksin Çairçanja.

Pra, ky është koalicioni trepalësh LSDM-BDI-Besa, të cilët votuan kundër qytetarëve të Çairit.
Votuan buxhet politik vetëm për nevojat e tyre administrative komunale.
Koalicioni trepalësh votoi kundër projekteve zhvillimore dhe progresive për qytetarët e Çairit.

Share.