fbpx

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – Forumi i Rinisë: z. Talat Xhaferi, kur do ta ktheni në rend dite propozim-ligjin e shtetësisë?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dashur qytetarë, të respektuar përfaqësues të mediave, sot jemi këtu para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që drejtpërdrejt ta pyesim kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, se kur do ta kthejë seancën plenare parlamentare të 25-të, në të cilën si pikë e 15-të e rendit të ditës është propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut?
z. Xhaferi, fakti që ju nuk e ktheni atë seancë dhe kështu e pengoni diskutimin për këtë propozim-ligj, ju bën juve përgjegjës të drejtpërdrejtë dhe pengues të miratimin të një ndryshimi ligjor, që shumë qytetarëve të vendit tonë u pamundëson të pajisen me shtetësi. Prandaj, ne kërkojmë nga ju përgjigje publike: kush ju shtyn ta pengoni këtë dhe për interesa të kujt e bëni këtë?
Nëse ju vazhdoni të silleni kështu ndaj kësaj të drejte qytetare, ne do të vazhdojmë t’ju konsiderojmë përgjegjësin kryesor që qytetarët nuk mund të pajisen me shtetësi, ndërsa ju do të duhet ta shpjegoni arsyen pse e bëni këtë.
Mund të ketë qenë mburrje për ju që u bëtë kryetar Kuvendi, por mos harroni se plot njerëz e kanë nisur karrierën me lavd, por e kanë përfunduar me turp.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – Forumi i Rinisë

Shkup, 03.02.2021

Share.