fbpx

Koalicioni AAA – ASH realizoi marsh elektoral në Gostivar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Koalicioni AAA – ASH vazhdon takimet intenzive në terren. Sot, partnerët e koalicionit “Alternativa – Aleanca për Shqiptarët”, realizuan marshin elektoral në qytetin e Gostivarit, ku kandidatët për deputet nga zona 6 zgjedhore, Afan Elezi dhe Halil Snopçe, u takuan me shumë qytetarë gostivaras për të prezantuar platformën programore “Shtet për të gjithë”.
Platforma programore e koalicionit AAA – ASH është e bazuar në gjashtë shtylla kryesore: shteti i barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, rimëkëmbja ekonomike, investime kapitale, sundimi i shtetit të së drejtës etj.
Sllogani “Tash është koha” i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e 15 korrikut garon me numrin 5.

#Tash është koha
Rretho numrin 5

 

Tash esht Koha
Share.