fbpx

Koalicioni AAA-ASH pastron sheshin “Skënderbeu”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktivistët e koalicionit ASH-AAA, u mblodhën për të pastruar sheshin “Skënderbe”. Ata e quajnë komunën e Çairit si të pa aftë dhe të pa përgjegjshme për ta mirëmbajtur të vetmin shesh që posedon.

“Kjo që shihni sot, grumbuj me mbeturina, ashensorë të shkatërruar dhe jo funksional, nuk është politikë, por janë fakte që flasin më së miri për atë se sa kujdeset Komuna e Çairit për pronën publike. E meqë komuna nuk po e bën punën për të cilën paguhet me para të qytetarëve, ne sot kemi ndërmarrë një aksion simbolik për të pastruar sheshin që t’ia rikujtojmë kryetarit të komunës obligimet e tij”, deklaroi Zudi Enuzi Koka, nga ASH-ja.

E për të ndihmuar në këtë aksion ishte kyçur edhe poeti Çun Lajçi. Ai porositi se nëse jemi të Skënderbeut atëherë nuk guxojmë të lejmë Skënderbeun në mes plehrash.

“Jam i lumtur që jam në këtë shesh, ku si çun i ri kam ardhur prej kazermës kur isha ushtarë çdo ditë në këmbë dhe e kam shkelur këtë vend. Ju betohem se ishte shumë më i pastër në një kohë të egër dhe sot më vjen keq kur ky çun plak ec nëpër plehrat e një qyteze, të një sheshi të një zemre të një shqiptarie“, tha Çun Lajçi, poet.

Çun Lajçi promovoi dy libra të tij, me çka tha se paratë e mbledhura do të shkojnë donacion te Komuna e Çairit për të vënë në funksion ashensorin tek sheshi Skënderbeu, cili nuk është në funksion pothuajse gjatë gjithë kohës.

Share.