23:29 | 19 Tetor 2019

23:29 | 19 Tetor 2019
Jurgen Klinsmann pritet të nis një aventurë të re në futbollin me kombëtare.
Ish selektori i kombëtares së SHBA, Jurgen Klinsmann, është afër që të emërohet trajner i Ekuadorit, raporton ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.
55 vjeçari nga Gjermania ka qenë pa punë që kur shkarkohej nga kombëtarja amerikane, në nëntor të vitit 2016.
Ekuadori aktualisht renditet në pozitën e 65-të në ranglistën e FIFA.
Vikendin e kaluar ata u demoluan nga kombëtarja e Argjentinës, me rezultatin 6:1, në një ndeshje miqësore. /Lajmi.net/