fbpx

Kjo është arsyeja pse Nazim Bushi nuk mund të bëjë zë para Spasovskit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skandali, ditë më parë, i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, karshi shefit të tij, Oviler Spasovski, e ka tronditur opinion shqiptar në vend. Në një paraqitje para medieve, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha: “Ai (pra, Nazim Bushi) nuk ka të drejtë të përgjigjet, sepse është i dënuar dhe duhet të mbajë maskë. Ai është dënuar për shkak të maskës.”, u përgjigj Spasovski, derisa Nazim Bushi nga BDI e lëvizte kokën në shenjë pohimi.
Megjithatë kjo situatë e palakmueshme dhe nënçmuese si duket nuk e ka turpëruar edhe BDI-në e Ali Ahmetit. Bëhet fjalë për zënkë ndërqeveritare apo ka ndonjë zhvatje tjetër, kjo mbetet për t’u parë.
Sipas asaj që flitet brenda zyrtarëve qeveritarë, konkretisht funksionarëve të lartë të partisë maqedonase, LSDM, zëvendministri i Brendshëm, Nazim Bushi, nuk mund të flasë, sepse thuhet të jetë i kapur në skandale të ndryshme korruptive dhe shantazuese, madje si rast konkret i kapjes së tij supozohet të jetë rasti i skandalit të kapjes me drogë të një të afërmi të tij në qytetin e Krushevës, ku kishte akuza pronësie edhe për Bushin.

Share.