fbpx

Kinë, zbulohet një virus i ri me “potencial për pandemi”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Shkencëtarët kinezë paralajmërojnë se kanë zbuluar një virus të ri që është i ngjashëm me gripin e derrave nga viti 2009, shkruan Bi-Bi-Si.

Virusi mund të bartet te njerëzit, ndërsa bartës të tij kryesor konsiderohen derrat shtëpiakë.
Hulumtuesit janë të shqetësuar se virusi mund të pësojë mutacion, të bartet lehtë nga një njeri në tjetrin dhe të sjellë epidemi të re.

Virusi deri më sot nuk u tregua si problem, por shkencëtarët thonë se i tregon shenjat e tij për përshtatje të shpejtë te njerëzit dhe ka nevojë për ndjekje me kujdes.

Pandemia e fundit me të cilën u përball njerëzimi para valës së tanishme të virusit korona ishte gripi i derrave nga viti 2009, që filloi në Meksikë. Ai, për fat të keq, nuk u tregua aq vdekjeprurës siç frikoheshin ekspertët. U tregua se njerëzit më të moshuar kanë nivele të caktuara të imunitetit, që sipas gjitha gjasave nënkupton se ka pasur valë të ngjashme të sëmundjes në të kaluarën.

Ai virus që ishte quajtur A/H1N1pdm09, është përfshirë në vaksinat vjetore kundër gripit dhe konsiderohet se i mbron njerëzit.

Virusi i ri, i zbuluar nga shkencëtarë kinezë, është i ngjashëm me gripin e derrave, por ka disa dallime. Hulumtuesit e quajtën G4 EA H1N1 dhe thonë se mund të vendoset dhe të shumohet në qeliza, të cilat i mbulojnë rrugët e frymëmarrjes së njeriut.
Virusi është gjetur te punëtorë që punojnë në thertore në Kinë. Vaksinat e tanishme kundër gripit nuk i mbrojnë nga ai, por ekspertët thonë se preparatet mund të modifikohen dhe të ofrojnë mbrojtje nga G4 ЕА H1N1.

Tash esht Koha
Share.