Këta janë 3 nënkryetarët e rinj të partisë politike “AlternAtivA”
Mbrëmë në një mbledhje konstruktive – në përfundim të procesit të reformave në parti – u zgjodhën edhe nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë.
Nënkryetarë të partisë, me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu – profesor universitar, Dr. Hysni Ismaili – profesor universitar dhe deputet dhe Safije Sadiki – Shaini – profesore universitare dhe deputete.