fbpx

Këta do të jenë Sekretarët e sekretariateve të AlternAtivA-s

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë në një mbledhje konstruktive – në përfundim të procesit të reformave në parti – u zgjodhën edhe nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë politike “Alternativa”, ku me këtë rast u përmbyll edhe procesi i reformave të partisë. Për Sekretar të Përgjithshëm u zgjodh stomatologu nga Shkupi, Bekim Sali, gjersa në kuadër të këtyre reformave u zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve. Kështu Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike u rizgjodh Arben Labënishti, Sekretar Organizativ u zgjodh Mubekir Palloshi, Sekretar për Resurse Njerëzore u vendos të jetë Driton Sulejmani, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun u rizgjodh Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve do të jetë nënkryetari i deritanishëm Admirim Aliti.

Share.