fbpx

Kësi lloj breshëri qe zbardhi sot tokat e fshatrave të Drenasit skeni par më parë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Kosovë pati mot me temperatura të larta deri në orët e pasdites. Në shumë qytete të Kosovës, pas temperaturave të larta filluan reshje.

E si zakonisht kur ka temperatura të larta, reshjet shpesh shoqërohen me breshër.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet madhësia e breshrit.

Breshër pati kryesisht në fshatrat e rrethit të Drenasit, në Kizhnarekë, Nekovc dhe Krajkovë.

Më poshtë gjeni foto dhe video të motit të ligë që mbretëroi në disa fshatra të vendit

Share.