Këshilltarja e Haradinajt i kërkon VV-së e LDK-së që të mos të bëjnë pazare për postin e Presidentit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

17:37 | 30 Tetor 2019

Meliza Haradinaj

Meliza Haradinaj, këshilltarja e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me bisedimet që dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit VV dhe LDK po i bëjnë për postin e Presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve nuk duhet që postin e Presidentit të vendit ta bëjë me pazar politik me LDK-në.

Postimi i plotë:

PO HIQNI DORË NGA NDRYSHIMI ENDE PA IA NISË!

Është e pandershme, joparimore, dhe mashtruese që pazari për Presidentin e ri të Kosovës, të bëhet në kurriz të ndryshimit që e kërkoi sovrani me 6 tetor.

VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli, e jo nga pazaret politike.

Me këtë logjikë, nëse edhe Presidenti i ardhshëm do të jetë politik, më mirë të hiqet dorë nga reforma e tërësishme zgjedhore dhe të vazhdohet me menaxhimin e dështimeve politike! /Lajmi.net/

Share.