fbpx

Kandidati për deputet Hysni Ismaili: B.D.I-ja pa pushtet është si peshku pa ujë. Programi ynë sjell shpresë, vende pune, rroga më të larta dhe mirëqenie

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Kandidati për deputet në zonën zgjedhore 6, i koalicionit Alternativa-Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, është takuar me banorë të tre vendbanimeve në Komunën e Jegunovcës, me ata të Shemshovës, Kopanicës dhe Orashës së Epërme, informojnë nga zyra për shtyp e Alternativës.

“Qeverisja 18 vjeçare e B.D.I-së na ka degraduar në të gjitha sferat. Kjo parti është parti interesash. Nëse ajo nuk ka pushtet, shkon në histori. Andaj, ejani ta dërgojmë atje këtë parti me vota. Dërgimi i B.D.I-së në opozitë është dërgim i saj në histori. Sepse B.DI-ja pa pushtet është si peshku pa ujë” është shprehur Ismaili, përcjell zyra për shtyp e AAA.

Më tej ai ka shtuar se më e rëndësishme është ajo që koalicioni “Tash është koha” po ofron, “program të mirëmenduar dhe të analizuar deri në detaje, që sjell shpresë, vende pune, rroga më tëlarta dhe mirëqenie sociale” ka thënë Ismaili, përcillet në kumtesë, duke shtuar se u duhet vullnet dhe fuqi politike që ta vijë ndryshimi.

 

Tash esht Koha
Share.