Kandidati i Alternativës për komunën e Dollnenit, Samedin Imeri viziton fshatrat Debresh, Zhitosh, Llazhan dhe Desovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Kandidati i Alternativës për komunën e Dollnenit, Samedin Imeri, ka vazhduar me aktivitetet e tij të kampanjës zgjedhore duke takuar shumë banorë dhe simpatizantë të Alternativës në Dollnen. Gjatë ditës së sotme, kandidati Samedin Imeri, ka qëndruar në fshatrat Debresh, Zhitosh, Llazhan dhe Desovë, ku para banorëve të këtyre fshatrave, u prezantua platforma zgjedhore për zhvillimin e agronomisë, subvencioneve bujqësore dhe zhvillimit ekonomik për komunën e Dollnenit. Vlen të theksohet se kandidati Samedin Imeri me slloganin “me zemër” dhe me numrin 10, garon për prefekt të komunës së Dollnenit.

Samedin Imeri me zemër për Dollnenin
Rretho10

 

Share.