fbpx

Kancelarja Merkel jep Lajmin e Papritur, Ja deri kur mund të jetë Bllokimi i nevojshëm në Gjermani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelarja Angela Merkel thuhet se u ka thënë anëtarëve të partisë së saj se masat e ashpra Covid-19 në Gjermani do të nevojiten deri në pranverë, nëse numrat nuk përmirësohen.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, Merkel u tha anëtarëve të partisë së saj konservatore se ajo është seriozisht e shqetësuar për variantin e ri Covid-19 që po shkakton probleme të mëdha. Ajo beson nëse lihet i pakontrolluar, kjo do të çojë në masa të zgjatura Covid.

“Na duhen edhe 8-10 javë të tjera masash të ashpra”, shtoi Merkel, sipas Bild. Gjermania ka qenë në gjendje mbylljeje që nga 2 nëntori, kur hyri në fuqi ‘drita e bllokimit’. Sidoqoftë, kufizimet janë bërë gradualisht më të ashpra, përcjell tutje albinfo.ch.

Share.