fbpx

Kafja dhe limoni/ A ka përfitime nga përzierja e këtyre produkteve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumica e njerëzve e nisin ditën me kafe pasi i ndihmon në rritjen e përqëndrimit si dhe disa prej tyre thonë se ju lehtëson dhimbjet e kokës. Ndërsa limoni nga ana tjetër njihet për përfitmet e tij të jashtëzakonshme ndër vite. Por a e keni menduar ndonjëherë përzierjen e këtyre dy produkteve?

Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme.

Ndihmon në shkrirjen e dhjamit

As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre. Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.

Lehtëson dhimbjen e kokës

Një hipotezë thotë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume. Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

Përmirëson lëkurën

Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas./CNA.al

Share.