13:59 | 17 Tetor 2019

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson
13:59 | 17 Tetor 2019
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të re për Brexit-in.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është i bindur se marrëveshja e re për Brexit-in do të jetë në gjendje të ratifikohet deri më 31 tetor, kur është planifikuar dalja e vendit nga BE.
Lexo edhe:
Merr fund ngërçi Britani-BE, arrihet marrëveshja për Brexit-in
Johnson gjithashtu shpreson se marrëveshja do të marrë mbështetjen e Parlamentit të shtunën.
“Marrëveshja e arritur midis Britanisë dhe BE sot do të sigurojë daljen e Britanisë në mënyrë të rregullt”, tha ai, transmeton KosovaPress.