fbpx

Jam më e re, jam shumë më e re!Rrofsh Molla Sula, na kurtalise nga gratë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Në rrugë gazetarie, një familjar i ngushtë më foli për jetën e tij në bashkëshortësi:

-Unë gruan e kam 10 vite më të re dhe kështu kam desh; asnjëherë nuk e kam menduar me u martu me një femër e cila do kishte moshën time; këtë mësim ma ka dhënë babi im, ndjesë pastë! Ai thote:

-Biro, dëgjo mirë!Kur të martohesh, zgjedh gruan më të re, më të re, sepse gruaja m’plaket shumë shpejtë dhe vjen kohe e mbetesh pa grua!Gruaja nëse bën një lindje, nëse lind një fëmijë, ajo m’plaket për 10 vite, nëse lind dy fëmijë ajo m’plaket për 20 vite…

-E dëgjova fjalën e babait tim, ashtu veprova dhe u martova me gruan e cila është 10 vite më e re se unë!Por, por çka ndodhi!?Gruaja deri dje nuk është duruar duke më thënë:

-Mos fol, e din se jam më e re, jam më e re!Më lodhi me këtë filozofi, por unë kur nuk i kam thënë:

-Oj gru, ti je më e re, por nuk e sheh veten se je më e shtrembër se unë, je bë si gjyshja e Kësulkuqes!Nuk i them, sepse ashtu si është e dua!

Dhe, erdhi kohe e u kurtalisa me muhabetet e gruas…, jam më e re, jam më e re… dhe këto ditë i thash: Po, po, je më e re, aman më e re se gruja e Molla Sulës nuk je!Rrofsh Molla Sula, na kurtalise nga gratë!

Dafina Tosuni A news24

Tash esht Koha
Share.