10:03 | 22 Tetor 2019

10:03 | 22 Tetor 2019
Ish-Presidentja Jahjaga takon Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah të II-të në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.
Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me lartmadhërinë e tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.
Aty biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.
Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe. /Lajmi.net/