fbpx

JA SI E KOMENTOI KURTI ARRESTIMIN E KRASNIQIT DHE SELIMIT

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në lidhje me arrestimet e sotshme nga Gjykata Speciale, ku u arrestua Jakup Krasniqi dhe më pas ka marrë ftesë për në Speciale edhe shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Në profilin e tij në Facebook, Kurti është shprehur se “padrejtësia speciale po vazhdon”.

Lidhur më këtë akt, Kurti është shprehur se kësaj i gëzohet vetëm Serbia, dhe si pasojë e kësaj sot në Beograd po festohet.

“E dimë që sonte janë gëzuar udhëheqja e Serbisë, me presidentin e tyre në krye, dikur ministër i Milosheviqit, e që në botë shtiret si djalosh joproblematik. E dimë që është gëzuar edhe Kryetari i Kuvendit të Serbisë, dikur zëdhënës i partisë së Milosheviqit, meqë neve na e arrestuan zëdhënësin e UÇK-së i cili ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia. E dimë që sonte festohet në Beograd, sepse e kishin tmerr Rexhën para e gjatë luftës teksa vëllain Asllanin ia mbanin peng në burgjet e Serbisë. E dimë. Por, nuk do t’u zgjasë fort kjo festë, sepse Republika e Kosovës nuk kthehet prapa e shqiptarët po bëhen komb i barabartë me të tjerët”.

Më pas Kurti, duke i’u referuar Selimit si ‘10-shi i luftës’, ka thënë se e ka mbrojtur UÇK-në çdo herë, nuk i është ndarë kurrë Jasharajve, dhe paslufte nuk e ka votuar kurrë themelimin e Gjykatës Speciale.

“10-shi i luftës sonë çlirimtare, gjithnjë e ka mbrojtur UÇK-në sepse e ka kuptuar mirë dhe e ka dashur shumë atë, sepse e ka bërë publike dhe e ka afirmuar UÇK-në, sepse nuk është ndarë kurrë nga Jasharët e Prekazit, sepse asnjëherë pasluftës nuk ka votuar në dëm të luftës çlirimtare e të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve”.

Në fund Kurti është shprehur se Gjykata Speciale do ta gjykojë Rexhën sot, por historia jonë do ta gjykojë nesër këtë gjykatë.

Share.