14:30 | 23 Tetor 2019

14:30 | 23 Tetor 2019
Mesfushori i Interit, Stefano Sensi mund të humbasë tre ndeshje të tjera pasi pësoi një dëmtim të muskujve.
Sensi kishte për t’u rikthyer kundër klubit mëmë Sassuolo, pasi sapo ishte shëruar nga një dëmtim i kofshës.
Sidoqoftë, ai më pas ndjeu dhimbje në muskulin e djathtë, përcjell lajmi.net.
Sipas Tuttosport, 24-vjeçari jo vetëm që do të jetë jashtë fushave për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmund por edhe ndeshjet e Serisë A me Parma dhe Brescian.
Ai më pas mund të kthehet kundër Bolongnas më 2 nëntor. /Lajmi.net/